HomeLAJMENisin protestat për rritjen e çmimeve, qytetarët bllokojnë hyrjen e Shkodrës

Nisin protestat për rritjen e çmimeve, qytetarët bllokojnë hyrjen e Shkodrës

Çmimi i naftës në vend ka kapur shifra rekord duke shkuat në 250 lekë për litër, duke ngjallur shqetësimin e qytetarëve që kanë paralajmëruar protesta.

Ditën e sotme një disa të rinj bllokuan hyrjen e qytetit në Shkodrës në shenjë kundërshtimi për koston e naftës, duke mos lejuar lëvizjen e automjeteve.

Të rinjtë u grumbulluan në urën e “Bahçallëkut”, ndërsa u bënë thirrje qytetarëve për protesta të tjera dhe për reagime me të forta. Me ndërhyrjen e policisë, qarkullimi vijoi normalisht.

Ditën e sotme është paralajmëruar protestë për çmimin e naftës dhe të ushqimeve të shportës në kryeqytet, në orën 17:00.

Most Popular