HomeLAJMEOlena Zelensky rendit emrat e fëmijëve të vrarë dhe i drejtohet botës:...

Olena Zelensky rendit emrat e fëmijëve të vrarë dhe i drejtohet botës: Kjo është një luftë në Evropë!

Zonja e Parë e Ukrainës ka bërë një deklaratë publike për tmerret e luftës nga agresori rus dhe bën thirrje për një zonë ndalim-fluturimi.

Në një letër publike drejtuar komunitetit global, Olena Zelensky transmeton tmerret e luftës, veçanërisht për gratë dhe fëmijët, teksa përmend edhe emrat e disa fëmijëve, që kanë mbetur viktima të luftës.

“Alisa tetëvjeçare, e cila vdiq në rrugët e Okhtyrka, ndërsa gjyshi i saj u përpoq ta mbronte. Polina nga Kievi, e cila vdiq nga bombardimet ruse, bashkë me prindërit e saj. 14-vjeçari Arseniy u godit në kokë nga rrënojat dhe nuk mundi të shpëtohej, pasi ambulanca nuk mundi t’i jepte ndihmën në kohë, për shkak të zjarreve intensive. Teksa Rusia thotë se “nuk po bën luftë kundër civilëve, unë po sjell emrat e këtyre fëmijëve të vrarë”, shkruan Zonja e Parë e Ukrainës.

Më tej, ajo falënderon bashkësinë ndërkombëtare dhe vendet fqinje për mbështetjen e ofruar, sidomos për pranimin e refugjatëve ukrainas. Por, ajo përsërit gjithashtu thirrjet e bashkëshortit të parë, Presidentit Volodymyr Zelensky, për vendet perëndimore, që të shpallin një zonë ndalim-fluturimi.

 

 

“Ne kemi nevojë për ata, që janë në pushtet, për të mbyllur qiellin. Mbyllni qiellin dhe ne vetë do ta menaxhojmë luftën në terren. Me këtë letër, unë dëshmoj dhe i them botës: lufta në Ukrainë nuk është një luftë ‘diku atje’. Kjo është një luftë në Evropë, afër kufijve të BE-së. Nëse nuk e ndalojmë Putinin, i cili kërcënon të nisë një luftë bërthamore, nuk do të ketë vend të sigurt në botë për asnjë prej nesh”, përfundon letrën Zonja e Parë, Olena Zelensky.

Most Popular