HomeLAJMESerbia pezullon eksportet e grurit, miellit, misrit e vajit

Serbia pezullon eksportet e grurit, miellit, misrit e vajit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se shteti i tij do të pezullojë eksportin e grurit, miellit, misrit dhe vajit nga e enjtja e 10 marsit.

“Në dy ditët e fundit, eksporti i grurit dhe miellit është rritur aq shumë, saqë duhet ta ndalojmë”, tha Vuçiç të martën.

Duke folur për televizionin serb B92, Vuçiç tha se shteti do t’i subvencionojë derivatet për fermerët.

“Ne do të subvencionojmë që çmimi i euro-naftës në të gjitha pikat e karburantit të Industrisë së Naftës së Serbisë të mbetet së paku 179 dinarë [rreth 1.5 euro] për të paktën një muaj e gjysmë. Për të gjithë të tjerët do të ketë rritje minimale”, tha Vuçiç.

Vuçiq shtoi se Serbia është në pritje të vendimit të Bashkimit Evropian për importin e energjisë nga Rusia.

Varësia e Shqipërisë nga importi është në masën 35% të konsumit dhe Rusia qëndron në vend të parë, e ndjekur nga Serbia, Franca dhe Ukraina.

Most Popular