Qeveria ukrainase do të ndalojë eksportet e mallrave kryesore bujqësore, duke përfshirë grurin, misrin, drithërat, kripën dhe mishin, sipas një rezolute të kabinetit që kaloi të martën.
Sipas rezolutës tani është “ndaluar” eksportimi i tërshërës, melit, sheqerit, kripës, grurit, mishit, si dhe bagëtitë dhe nënproduktet e saj nga Ukraina.
“Kjo do të thotë një ndalim de facto i eksportit,” thuhej në deklaratën e kabinetit.
Ministri i Politikës Agrare dhe Ushqimit të Ukrainës, Roman Leshchenko tha se hapat ishin ndërmarrë “për të parandaluar një krizë humanitare në Ukrainë” dhe “për të përmbushur nevojat e popullatës për produkte ushqimore kritike”.
Ukraina është një nga furnizuesit më të mëdhenj të produkteve bujqësore në Evropë, sipas të dhënave nga Komisioni Evropian.
Çmimet e grurit u rritën në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës, duke arritur çmime të papara që nga viti 2008.
Ukraina kishte qenë në rrugën e duhur për një vit rekord të eksporteve të grurit përpara pushtimit, ndërkohë që eksportet e grurit të Rusisë po ngadalësoheshin, sipas Departamentit të Bujqësisë së SHBA-së.