HomeLAJMEBinaj-qeverisë: Kur sheh këta njerëz në shesh, nga cila anë do flesh?

Binaj-qeverisë: Kur sheh këta njerëz në shesh, nga cila anë do flesh?

Aktori i humorit Florian Binaj ka qenë i pranishëm për të tretën radhazi në protestën para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve.

Teksa u shpreh se protesta ka patur sukses, Binaj tha se fatkeqësisht qeveria në vend të heqë taksat, ka nxjerrë në fushe betejë patronazhistët për të “hedhur vrer”.

“Nga suksesi i protestës fatkeqësisht qeveria në vend të heqë taksat, ka nxjerrë në fushe betejë patronazhistët, sufllaqexhinjtë dhe spiunet duke hedhur vrer mbi këtë protestë, a thua se të gjithë ju që keni ardhur këtu do bëheni Kryeministër apo Presidenti.

E kemi edhe kryeministrin edhe presidentin që mos i paçim. Të gjithë ne këtu dhe ata që do vijnë nesër kemi ardhur për dinjitetin njerëzor, që ata të varfrit të kenë mundësi të hanë bukë dhe ata që bëjnë patronazhitstët të mos hanë më mut.

Edhe një gjë i them qeverisë: Kur shikon gjithë këta njerëz në shesh, nga cila anë do flesh”, tha Binaj.

Most Popular