Ka nisur në Tiranë protesta kundër rritjes së çmimeve. E shtuna shënon ditën e katërt radhazi të protestave që kanë nisur pas rritjes së çmimit të naftës dhe të ushqimeve.
Qytetarët u grumbulluan në sheshin “Skënderbej” dhe po marshojnë drejt Kryeministrisë.
Marshimi po shoqërohet me thirrje dhe pankarta. “Boll na vodhët”, shkruhet në një nga pankartate qytetarëve. Ndërkohë pjesëmarrja e protestuesve është e madhe.