HomeLAJMEPublikohen pamjet e momentit kur forcat ruse rrëmbejnë kryebashkiakun ukrainas

Publikohen pamjet e momentit kur forcat ruse rrëmbejnë kryebashkiakun ukrainas

Në rrjetet sociale po qarkullon një video, ku pretendohet se është momenti kur forcat ruse kanë rrëmbyer kryebashkiakun e qytetit Melitopol në Ukrainë.

Videoja është publikuar edhe në media, përfshirë edhe gazetën opozitare Nexta në Bjellorusi.

Në video e bërë publike pretendohet se Ivan Federov shfaqet duke u nxjerrë nga ndërtesa nga disa persona, ku dy prej tyre e kanë kapur prej krahësh.

Sipas BBC, pamjet janë regjistruar në Sheshin e Fitores, pranë Harkut të Çlirimtarëve në qendër të qytetit të Melitopol. Megjithatë, thuhet se nuk mund të verifikohet nëse personi që shfaqet është Federov.

Më herët Ministria e Jashtme ukrainase tha se forcat ruse kanë rrëmbyer kryebashkiakun./Opinion.al

 

Most Popular