Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka deklaruar para mbledhjes së grupit parlamentar që do të kërkojë dorëheqjen e Lulzim Bashës: Po, do t’i kërkoj dorëheqjen Lulzim Bashës, kjo për të gjetur një zgjidhje që demokratët të bashkohen, pasi vetëm po të bashkohemi do të mundemi të çojmë PD-në në fitore. Hapi i parë tani është bashkimi i demokratëve. Duhet të jetë përtej çfarë dolloj kushti. Kërkesa ime është të gjendet zgjidhja nga të dyja palët. Të ketë një grupim që ta çojë PD-në në fitore në zgjedhjet pas 8 muajsh. Të gjejmë një kohezion. Po nuk u bashkuan të gjithë bashkë, po nuk u bëmë një grup i vetëm, harroje që fiton PD-ja