HomeLAJMESalianji i kërkon dorëheqjen: Zgjedhjet s'i humbën demokratët, e djathta dhe shoqëria...

Salianji i kërkon dorëheqjen: Zgjedhjet s’i humbën demokratët, e djathta dhe shoqëria braktisën Bashën

Deputeti demokrat Ervin Salianji, përmes një statusi në rrjete sociale duke i kërkuar sërish dorëheqjen, thotë se zgjedhjet nuk i humbën demokratët, por e djathta dhe shoqëria kanë braktisur Lulzim Bashën. Salianji thotë se dorëheqja është akt i ndërgjegjes, por dhe normë morale e pashkruar në politikë.

Salianji deklaron se çdo humbës largohet dhe as mendon dhe as mund të imagjinohet që humbësi të caktojë se kush do jetë pas tij. Sakaq, deputeti demokrat shprehet se për interes të PD, shumica e grupit parlamentar ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës, duke e identifikuar atë si problem.

Reagimi i Salianjit
Dorëheqja është akt i ndërgjegjes por dhe normë morale e pashkruar në politikë, çdo humbês largohet dhe as mendon dhe as mund te imagjinohet që humbësi të caktojë se kush do jetë pas tij! Historia na tregoi se përzgjedhja e pasardhësit sjell vetëm dështim!

Zgjedhjet nuk i humbên demokratët, ata dhe elektorati i djathtë refuzuan Lulzim Bashën,  shoqëria e braktisi po ashtu! Për interes të Partisë Demokratike shumica e gupit parlamentar kërkoi dorëheqjen e tij, duke e identifikuar atë si problemin! Vota ishte kundër tij!

Most Popular