HomeLAJMEE FUNDIT/ Rusia i kërkoi armë për luftën në Ukrainë, vjen reagimi...

E FUNDIT/ Rusia i kërkoi armë për luftën në Ukrainë, vjen reagimi i parë nga Kina

Kina e mohon se Rusia i ka kërkuar ndihmë ushtarake.

Lajmet dolën brenda natës dhe thuhej se Rusia i kishte kërkuar Kinës armë dhe ndihmë financiare pas pushtimit të Ukrainës.

Më herët, ambasada e Kinës në Uashington tha se nuk mund t’i konfirmonte këto pretendime, duke shtuar se mbështet të gjitha përpjekjet drejt një zgjidhjeje paqësore të krizës.

Por tani, një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze ka pretenduar se këto pohime janë “dezinformata” që vijnë nga SHBA.

Most Popular