Qytetarë të shumtë kanë zgjedhur ditën e sotme zonën e Liqenit Artificial në Tiranë për të festuar Ditën e Verës.
Fotografi i Panorama.al, Erdi Mara ka fotografuar disa momente nga kjo pjesë e Tiranës, ku shumë qytetarë të favorizuar kanë hequr tashmë veshjet e dimrit duke shijuar rrezet e diellit.
Duke qenë një ditë pushimi, shumë prej tyre kanë marrë me vete edhe familjen për të bërë piknik në natyrë ndërsa një pjesë tjetër kanë zgjedhur të bëjnë lojëra për t’u argëtuar ose të ecin.
Dita e Verës prej disa vitesh është kthyer në festë tradicionale edhe në Tiranë, pas Elbasanit e cila njihet si kryeqendra e kësaj dite festive.