HomeLAJMERusët vrasin 10 ukrainas, ishin në radhë për të blerë bukë

Rusët vrasin 10 ukrainas, ishin në radhë për të blerë bukë

Bombardimet në qytetin ukrainas të Chernihiv vrasin të paktën 10 persona, sipas dëshmive.

CNN ka konfirmuar se një raketë goditi një grup njerëzish që ishin në radhë për bukë në qytetin verior të Ukrainës, Chernihiv, të mërkurën në mëngjes.

Një reporter lokal në vendngjarje tha se të paktën 10 persona ishin vrarë. CNN nuk është në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur shifrën e viktimave. Ai gjithashtu tregoi se dikush po transportohej në një automjet afër. Nuk ishte e qartë nëse  ishte gjallë.

Chernihiv është i rrethuar nga forcat ruse dhe ka parë bombardime të përsëritura gjatë javës së fundit, shumica e të cilave goditën zonat e banuara.

Most Popular