HomeLAJMEVIDEO/ Luftë për një pako sheqer dhe kaos në marketet ruse

VIDEO/ Luftë për një pako sheqer dhe kaos në marketet ruse

Ajo çka po ndodh në supermarketet e Rusisë kujton skena filmi, por në rastin tonë është realitet.

Në supremarketet e Rusisë po bëhet “luftë” për produktet bazike ushqimore, pasi në dyqanet e vendit ka mungesë të disa produkteve për shkak të sanksioneve të vendosura kundër Moskës nga Perëndimi.

“Njerëzit po luftojnë për sheqer,” tha një klient supermarketi në veri të Moskës. ”Pensionistët po luftojnë “, tha ajo.

Anna, një banore e zonës që regjistroi në video përleshjen, u tha mediave të ndryshme se njerëzit janë në panik sepse kanë frikë nga raftet bosh në mes të një krize potencialisht serioze financiare të shkaktuar nga sanksionet perëndimore, shkruan abcnews.al.

Rubla ruse ka humbur pothuajse 50% të vlerës së saj që nga fillimi i vitit 2022 , me monedhën që ra në një greminë ekonomike pas shpalljes së luftës së Putinit në Ukrainë .

“Ishin rafte bosh. Pa kripë, pa sheqer, pa makarona dhe vetëm oriz të shtrenjtë ,” tha një qytetar.
 Në një zonë një qytetar tha: “ Ka tre ditë që nuk ka sheqer . Unë jam përpjekur ta blej gjatë gjithë kësaj kohe. Njerëzit po blejnë në panik”.

Në rajonin Primorsky, kërkesa për sheqer u rrit me 400% pasi autoritetet u kërkuan qytetarëve të ndalonin blerjet e panikut.

Most Popular