Një nga anëtaret e Grupit Iniciator të Protestës i bëri thirrje qytetarëve të shprehen se për çfarë janë pyetur ata deri më sot nga qeveria?!
“Na thonë se le të bisedojmë së bashku! – ironizoi protestuesja të ashtuquajturin këshillim Publik”. – Po nuk kanë pyetur për asgjë! Le të flasim thonë dhe na kanë pyetur vetëm për legalizimin e kanabisit!
Jo zonja ministre, le të flasim sot për transportin publik! Transportin publik që është për faqe të zezë!
Nuk paguaj, nuk paguaj asnjë lek për krizën tuaj!
Nuk paguaj, asnjë lek për krizën tuaj!
Nuk paguaj, nuk paguaj, asnjë lekë për krizën tuaj!” e përfundoi mesazhin e saj, zonja.