HomeLAJMEZbardhet biseda/ Kryeministri Johnson i premton Zelenskyt: Zotohem se do të bëjmë...

Zbardhet biseda/ Kryeministri Johnson i premton Zelenskyt: Zotohem se do të bëjmë më shumë për Ukrainën

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar është zotuar se do të bëjë më shumë për të ndihmuar Ukrainën. Deklarata në fjalë erdhi pas një bisede që Boris Johnson zhvilloi përmes telefonit me Zelensky.

Kryeministri britanik tha se populli i Ukrainës po përballej me një tmerr.
“Ne e dimë se duhet të bëjmë më shumë për të ndihmuar. Unë zotohem se do ta bëjmë.”, i tha ai Zelenskyt.

Ai tha se i tha presidentit se e dinte se Ukraina po luftonte “jo vetëm për jetët dhe shtëpitë e saj por për kauzën e demokracisë dhe vetë lirisë”.

Johnson pohoi se Mbretëria e Bashkuar kishte “udhëhequr” në ofrimin e armëve për Ukrainën dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Most Popular