HomeLAJMEI bllokuan rrugën makinës dhe e qëlluan me leva hekuri, policia zbardh...

I bllokuan rrugën makinës dhe e qëlluan me leva hekuri, policia zbardh detajet e dhunës ndaj kuzhinierit Indrit Çela

Zbardhen detajet e dhunës ndaj kuzhinierit të njohur Indrit Çela. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e njohur si Ura e Gjolës, ku pre e një dhune barbare ra kuzhinieri i njohur 39-vjeçar, i njohur edhe si miku i kuzhinierit Alfio Rrotani.

Policia pak më parë ka reaguar mbi ngjarjen, pasi vetë Çela ka deklaruar se kishte bërë aksident dhe jo që ishte dhunuar. Sipas policisë, kuzhinieri është goditur me sende të forta nga 2 vëllezërit, E. L., 24 vjeç dhe D. L., 27 vjeç. Mësohet se Çela dhe dy vëllezërit kanë pasur konflikte të mëparshme.

Most Popular