HomeLAJMESituata në PD, Zheji "mbron" Bashën: Politikani më i sulmuar këto 30...

Situata në PD, Zheji “mbron” Bashën: Politikani më i sulmuar këto 30 vite, dështimet jo vetëm prej tij

Situata në Partinë Demokratike dhe mbledhja me strukturat më të larta të saj e programuar për pasditen e sotme, kanë qenë temë diskutimi në emisionin “Pikat mbi I” në “News 24”. Të ftuar në studio, për të folur për këtë temë, ishin analisti Artur Zheji dhe ish-presidenti Bamir Topi.

Për ish-Preisdentin, Basha duhet të japë dorëheqjen, pasi kanë ndodhur një sërë zhvillimesh negative në parti. Ai tregoi se Basha ka gabimet e tij, ndërsa shtoi se më fatalja, ishte përjashtimi i Sali Berishës, i motivuar nga shpallja non grata e SHBA.

Nga ana tjetër, Zheji tha se Basha është sulmuar shumë politikisht. Ai nënvizoi se pas vendimeve të Bashës ka qenë gjithmonë Berisha dhe faji nuk duhet personalizuar, por ndarë mes dy figurave.

Topi: Ka një rregull së paku të konstatuar në praktikën time, jo vetëm politike, por edhe administrative. Aty ku bëhen shumë mbledhje me frekuencë të lartë, tregon që gjërat nuk ecin mirë. Mbledhjet janë të nevojshme, por kanë një kuptim. Ata bëjnë analizë, japin direktivat dhe më pas njerëzit dalin e punojnë. Është situatë kaotike. Ndryshe nga herët e tjera, që kishte më shumë paqartësi duket sikur ka filluar të kthjellohet. 6 marsi iu afrua diagnozës që kemi vendosur, pra jemi afër certifikimit të diagnozës përfundimtare që është nevoja që demokracia në atë parti të ndiqet jo thjesht te ai që kërkohet prej shumë vitesh, por të ndiqet nga dishepulli i tij. Ai që është në krye të PD sot duhet të kuptojë që nuk vazhdohet kështu. Dorëheqjen nuk e rekomandoj, sepse është akt i një vullneti personal. Nëse do të isha në vend të tij, duke parë situatën shumë të qartë pasi është fund i paralajmëruar dhe sa më shumë të zgjasë aq më shumë do e dëmtojë. Ajo që duhet të ndodhë duhet të ndodhë sa më shpejt, duhet ta japë dorëheqjen.

 

 

Zheji: Kjo është një zgjedhje e tij personale. Mendoj që Basha ndoshta është sot e disa kohë politikani më i sulmuar në jetën politike shqiptare. Rama ka pasur momente sulmesh të forta, Nano ka pasur, Basha ka pasur momente sulmesh sepse ndodhi ’97-a, por një kor sulmesh si ky për Bashën është i pa dëgjuar. Kjo më nxit që të jem me të sulmuarin dhe jo sulmuesin. Kam parë garë të shfrenuar për të gjetur defekte. Nga 9 shtatori ky yll në ngritje sipas Berishës u bë një yll i këputur. Deri dje thonin që ka qenë Berisha ai që bënte me të vërtetë, atëherë i bie që ky humbës serial është në çift. Kam pasur tendencë të përgjithshme që bëhesha gjithmonë me të sulmuarin. E drejta e pakicës është ajo e arsyes. Unë mendoj që sot në orën 17:00 do të ketë një mbledhje me tone të ngritura, por besoj se nuk do të jetë një mbledhje nga ato që kemi parë. Nuk do të jetë një mbledhje kur do të kërkohet në kor dorëheqja. Kanë ndodhur ndryshime. PD nuk ka ku shkon më në një ndarje tjetër. Ata nuk votojnë më një mocion. Arsyeja se përse po kërkohet largimi i Bashës është që PD ka shumicën. Kjo nuk qëndron. Unë shoh qartë rikthimin e doktorit në PD. Unë them se shansi që pati grupi parlamentar të qëndronte përkrah Bashës për të vendosur një bllok. Unë jam i përmbajtur për të bërë parashikime. Shumë gjëra do të vendosen sot pasdite. Arsyeja se përse ata kërkojnë dorëheqjen, lidhet me arsyen e rezultatit të Berishës.

Topi: Për hir të së vërtetës është në vullnetin e tij dorëheqja. Ai ka tentuar gjatë kësaj kohe të ketë një anë ambiguiteti. Nga njëra anë jep shenja që ofrohet për zgjidhje, por për të vepruar nuk vepron. Unë në parashikimet e mia e shoh të pa shpresë. Unë di të them që në vitin 2013 e kam bërë një parashikim, që jo se nuk kam vlerësuar personalitetin e Bashës, por mënyra se si u zgjodh dhe suporti që vinte nga Berisha që vinte nga një humbje. Ardhja në krye të PD, në një garë të falsifikuar me zotin Olldashi nuk më dha asnjë shpresë se gjërat në atë parti do të ndryshonin. Deri më 9 shtator, ne të gjithë kemi supozuar se zoti Basha është në kushte të vështira sepse nuk merr vendimet i vetëm. Kjo ka qenë një ide. Realiteti paska qenë ndryshe. Duke e parë dhe në komunikime të interesit politik, unë e verifikova nga afër se kjo ishte një çështje që kishte të bënte me karakterin e zotit Basha. Në një intervistë kam thënë që në këtë kompleksitet pushtetesh, zoti Basha ka ardhur dhe do të largohet pa asnjë trofe. Kjo ka qenë një gazetë me titull të madh. Një parashikim në linjën e asaj që unë e kam njohur mirë terrenin atje dhe e di që gjërat nuk ndryshojnë në mënyrë mekanike. Fakti që ai vazhdoi dhe e thelloi. Ka bërë largime të pa motivuara. Nëse je kryetar i një partie, që pas ndryshimeve të vitit 2008 të jepet e drejta, ai duhet të bënte transparencë. Nuk janë 1 apo 2, janë shumë të larguarit. Nuk kemi luksin ta kemi këtë. Edhe nëse e kemi luksin do të kishte transparencë. Qysh nga momenti që zotit Basha i është lënë në dorë të hartojë listat e kandidatëve, sidomos në informacionin politik dhe mënyra se si ka ndërtuar strukturën unë tashmë kam bindje se ka punuar në linjën e klientelizmit të idesë për të krijuar një informacion të tijin. Rasti i zotit Berisha është rast specifik, erdhi nga forcat maxhore, nga aleati strategjik që u shpreh qartë. Prandaj kjo është arsyeja se raporti i Bashës me Berishën është specifik.

Zheji: Unë shoh anën tjetër të medaljes. Zoti Basha u shfaq në politikën shqiptare në vitin 2005. Ishte një fytyrë e re që ishte pjesë e fasadës së re të PD, që donte të fitonte votat gri. Në vitin 2013 Berisha dha dorëheqjen dhe la në detyrë njeriun e tij më të besuar. PD në 2013 humbi zgjedhjet për faktin që humbi pjesën gri. Mandati i dytë i Berishës ishte autoritar. Ata njerëz që ishin aty ishin bashkuar në 2005 dhe rendën pas fondeve. Fryma e një gjëje të re nuk joshi shqiptarët dhe kemi humbje të thekshme. Fakti që zoti Basha u zgjodh me një mbështetje të pa diskutueshme të Berishës u kuptua që kur ai të heq pushtetin loja është e hapur. Ishte një autorizim që Berisha mund ti ketë dhënë Bashës që Berisha do të jetë aty, por pjesëtarët e humbjes berishist edhe mund të largohen. Unë nuk mendoj që zonjën Topalli mund të largonte Basha me vendimet e vet. Vendimet strategjike kryesore të PD, qoftë çadra, biseda me Ramën janë të dakordësuara me Berishën. Kishin humbur kreditet, në zonën gri, që është pika e dobët e PD. Për sot pasdite, apo për orët në vijim dhe prapaskenat e mundshme mendoj se po luhen negociata të errshme. Ka një pikë takimi midis disa mendjeve të mençura të PD dhe grupit të rithemelimit. Ata nuk do të lënë që partia të copëtohet ende më tepër.

Topi: Jam i mendimit që Berisha i ka ditur të gjitha. Ndava 2005 dhe 2013. Në shkrimet e mia e kam thënë. Nuk mund të ndodhte largimi i figurave historike pa aprovimin e Berishës. Basha bëri shkëputjen nga orbita, që rezultoi fatale. Nëse nuk do të kishte qenë non grata, PD do të lëngonte në shtratin kronik e pa asnjë ndryshim. Do të kishim të njëjtën fizionomi. Unë kam totalisht mendim tjetër për rigjenerimin e PD. Të gjitha këto rrjedhje janë një vazhdim i një lëngate që vetëm të demoralizon. Ajo që kam pas thënë dhe ai propozim që ka nevojë për rinovim, për të dalë me rregulla të reja ku të gjithë duhet ta pranonim. Ai informacion që duhet të kishte lindur duhet të jepte shpresa të mëdha për të përballur një qeveri që qëndron në këmbë.

Zheji: Opozita u pengua një vit më parë te një ligj absurd që u mor me mazhorancën e mbetejeve politike që u futën në lista pas djegieve të mandateve, që u ndalua koalicioni. Rrofshin kartonat. Që në atë moment nuk kapitalizohej vota në përputhje me mandatet. LSI mori mbi 100 mijë vota, e mori 4 mandate. Kemi deformim të madh. Koncepti i masakrës zgjedhore që përfundoi shpejt… Unë e di dhe e mendoj që vota opozitare ishte më e madhe më 25 prill, e nëse do të kishim mandatet kush do të ishte diferenca? Këto mandate janë. Zgjedhjet u dorëzuan në tavolinë në 2019. E them këtë se do bëj avokatin e pakicës. Shoh një sulm ndaj Bashës dhe ai që akuzon ka barrën e provës. Duhet të japi shifra, ekuacione politike. Basha është në pozicion të vështirë dhe në pragun e dorëheqjes. Pjesa e dytë do të avancojë disa hipoteza të tjera, që do të prodhojnë lajm.

Most Popular