Ndonëse ëndrra e Vladimir Putin është më shumë perandorake-cariste sesa sovjetike, e ardhmja gjeopolitike e Euroazisë, mund të devijojë në fakt drejt asaj që ishte dikur Perdja e Hekurt. Në rast se negociatat do të zëvendësojnë përdorimin e forcës, Ukraina do të kthehet në një shtet vasal me një neutralitet të imponuar.
Ukraina do të kishte fatin më mizor, e ndarë mes Lindjes dhe Perëndimit, ashtu si Gjermania pas Luftës së Dytë Botërore. Ose akoma më keq, siç ka ndodhur disa herë me Poloninë. Një armëpushim do të përcaktonte sërish kufirin e ri midis Evropës dhe perandorisë së Putinit, midis NATO-s dhe ish-Traktatit të Varshavës. Por pas luftës, edhe Bjellorusia do të bëhet përfundimisht një shtet satelit i Moskës Për momentin është e vështirë të imagjinohet, një e ardhme për Bjellorusinë përveç asaj si një vend I shkëpitur nga Moska. Nëntorin e vitit të kaluar, Putin dhe Lukashenko nënshkruan pas 3 vite negociatash një paketë marrëveshjesh “integrimi”, një pikë kthese drejt aneksimit të plotë paqësor të Bjellorusisë nga Rusia.
Kjo situatë paraqet edhe një kjë kërcënim direkt për Gjeorgjinë, pasi për Rusinë ajo është fajtore për afrimin me Perëndimin, Asgjë nuk e pengon Moskën të refuzojë të kënaqet me vetëm për 20 për qind të territorit të copëtuar gjeorgjian, sidomos nëse Tbilisi do të ndërmerrte hapa të rinj drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Ndërkohë edhe Armenia është në një situatë të vështirë. Aleate me Moskën, por me marrëdhënie të mira me Kievin. Ndër të tjera në Ukrainë jeton një komunitet i rëndësishëm armen. Shumë armenë i simpatizojnë ukrainasit e sulmuar, por janë të lidhur ngushtë me Rusinë, dhe të indinjuar me qëndrimin e gjatë pro-azer të Ukrainës mbi Karabakun.