Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama nuk e ka mbështetur kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha shkruan në Facebook, se presidenti i Kroacisë, Milanoviç kërkoi në Samitin Brukselit anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe njohjen e saj nga vendet anëtare që nuk e kanë njohur.
Por këtë kërkesë nuk e ka mbështetur Edi Rama, i cili është i pranishëm në punimet e samitit të NATO-s.
Reagimi i Sali Berishës:
Presidenti i Kroacisë, Milanoviç kërkoi në Samitin Brukselit anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe njohjen e saj nga vendet anëtare që nuk e kanë njohur.
Argati i Beogradit, Edi Rama nuk mbështeti kërkesën e tij.
Mirënjohje të pakufishme Presidentit Milanoviç!
//Syri NET//