HomeLAJMEInceneratorët/ Tabaku: Hetimet një hap para, por jo të mjaftueshme! SPAK të...

Inceneratorët/ Tabaku: Hetimet një hap para, por jo të mjaftueshme! SPAK të veprojë ndaj njerëzve me pushtet

Jorida Tabaku në një komunikim për mediat lidhur me çështjen e inceneratorëve, bëri me dije hetimet e SPAK janë një hapa përpara, por jo të mjaftueshme.

Tabaku gjithashtu bëri thirrje SPAK që të veprojë ndaj njerëzve me pushtet.

“Kushdo që ka qenë i interesuar për aferën, sot ka pasur një zhvillim të ri , i cili parë në drejtimin e punës së Komisionit është shpresëdhënës por jo i mjaftueshëm. në gjykimin tonë kemi pasur një hap para në hetimin e inceneratorëve, por ky hapa nuk është i mjaftueshëm”, tha Tabaku.

Ajo gjithashtu theksoi se çështjet  e tre inceneratorëve duhet të hetohen në mënyrë të përbashkët.

Most Popular