HomeLAJMEA do të kemi luftë bërthamore?/ Putin dhe njerëzit e tij po...

A do të kemi luftë bërthamore?/ Putin dhe njerëzit e tij po drejtojnë sulmet nga bunkerë sekretë, gjurmimi i avionëve i nxjerr zbuluar

Kanë dalë “prova” të reja se Vladimir Putin dhe komandantët e tij të rangut më të lartë po drejtojnë luftën në Ukrainë nga bunkerë bërthamorë top-sekret.

Lëvizjet e avionëve të përdorur nga zyrtarët e lartë të Kremlinit tregojnë se Putin mund të jetë në një strehë nëntokësore pranë Surgut në Siberinë perëndimore.

Ministri i tij i Mbrojtjes Sergei Shoigu, i cili ka munguar në mënyrë misterioze për disa javë, duke ndezur thashethemet për shëndetin e tij, besohet të jetë në një bunker pranë Ufa në Urale, 725 milje në lindje të Moskës, pretendon gazetarit investigativ Christo Grozev.

Kjo teori mbështetet nga vajza e tij Ksenia Shoigu, 31 vjeçe, e cila vizitoi Ufa-në ku u fotografua – për rreth tre ditë nga 22 marsi, pasi aludohej se ministri i Mbrojtjes vuante nga zemra.

Përdorimi i bunkerëve të sigurisë së lartë – nëse konfirmohet – është alarmant pasi sugjeron se Putini po përgatitet të sulmojë me armë bërthamore.

Gazetari Grozev, i cili ka lidhje me gazetën investigative britanike Bellingcat tha: “Jam absolutisht i sigurt që Shoigu është fshehur në një bunker. Duke ndjekur lëvizjen e avionit të tij, shohim fluturime shumë të shpeshta për në Ufa. Duke qenë se në këtë rajon ka shumë bunkerë, kjo jep një përgjigje të qartë për vendbanimin e tij”.

Ai beson se Putin ka një bunker në një zonë tjetër. “Me shumë mundësi ai është diku tjetër, sepse ne po shohim fluturime të tjera dhe ato janë më të klasifikuara se fluturimi që shkon në Ufa. Këta janë avionë shtetërorë dhe i fikin GPS diku rreth Surgut”, vijoi gazetari.

Më parë ka pasur pretendime se Putini kishte zhvendosur të afërmit e tij të ngushtë në një bunker në malet Altai, rreth 1,100 milje në juglindje të Surgut dhe 2,360 milje në lindje të Moskës.

Most Popular