HomeLAJMEAlibeaj mbledh nesër grupin parlamentar, a do të jetë Berisha?

Alibeaj mbledh nesër grupin parlamentar, a do të jetë Berisha?

Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj do të mbledhë grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Mësohet se mbledhja do të nisë në orën 09:00 në selinë blu. Nuk dihet nëse do të jetë prezent ish-kryeministri Sali Berisha në këtë mbledhje apo jo. As prezenca e anëtarëve të grupit të Rithemelimit nuk konfirmohet ende.

Pjesë e diskutimeve mësohet se do të jetë situata aktuale në PD, pasi gjykata i ka vulën e selinë Rithemelimit. Berisha është rikthyer në selinë blu, pak orë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës që njohur sot ndryshimet statuore të vulosura më 11 dhjetor të vitit të kaluar.

Ai zhvilloi një takim me kryetarin e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, por nuk gjetën dakortësi. Berisha është i vendosur që të garojë për postin e kryetarit të PD-së, ndërsa Alibeaj i ka bërë thirrje që të tërhiqet. PD-ja ka paralajmëruar gjithashtu ankimim për vendimin e Gjykatës që u dha sot.

Most Popular