Një grua ukrainase, e cila u përdhunua në grup në mënyrë të përsëritur për orë të tëra nga ushtarë rusë të dehur, ndërsa djali i saj katërvjeçar fshihej duke qarë vetëm pak çaste pasi qëlluan për vdekje burrin e saj, ka folur për herë të parë për tmerrin që përjetoi.
Natalya, 33-vjeçe, mes lotësh ka rrëfyer se si një komandat rus dhe një ushtar shkuan në familjen e tyrë më 9 mars dhe qëlluan për vdekje bashkëshortin e saj.
Më pas komandati rus, Mikhail Romanov dhe ushtari tjetër u futën në dhomën ku Natalya dhe djali i saj ndodheshin.
Gruaja tha për The Times se ushtari më i ri i drejtoi një armë në kokë dhe pështyu. “Më mirë hesht, ose unë do të marr fëmijën tënd dhe do t’i tregoj trurin e nënës së tij të shpërndarë nëpër shtëpi”, citoi ajo fjalët e ushtarit rus.
Natalya më pas u përdhunua për disa orë nga dy ushtarët, ndërsa një armë i drejtohej në kokë dhe ajo mund të dëgjonte djalin e saj duke qarë në dhomën tjetër.
Ushtari më i ri më tha të hiqja rrobat. Më pas ata të dy më përdhunuan njëri pas tjetrit. Ata nuk u interesuan që djali im ishte në dhomën tjetër duke qarë. Më thanë të shkoja t’ia mbyllja gojën dhe të kthehesha.
Pas disa orësh që ushtarët rusë përdhunuan me radhën Natalian, ata u larguan por brenda 20 minutash ata u kthyen dhe e përdhunuan përsëri. Ushtarët u kthyen në shtëpinë e familjes për herë të tretë për të përdhunuar Natalya, por këtë herë ishin aq të dehur sa po pengoheshin. Më pas ata ranë në gjumë, duke i dhënë kohë Natalyas që të vraponte te djali i saj, i cili ishte fshehur dhe të largohej sa më parë nga shtëpia.
“Ndërsa po hapja portën, djali im qëndronte pranë trupit të babait të tij, por ishte errësirë dhe ai nuk e kuptoi se ishte babai i tij.”, tha ajo.
Natalya, e cila që atëherë ka ikur në qytetin perëndimor të Ukrainës, Ternopil me djalin e saj tha se 4-vjeçari ende nuk e di se babai i tij ka vdekur dhe ajo nuk mund t’i tregojë ende atij. Djali i vogël ende kërkon të blejë donuts për babain e tij kur ata shkojnë në dyqane. Sprova e tmerrshme e Natalyas po hetohet nga prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova, hetimi i parë zyrtar i vendit për përdhunimin e dyshuar të kryer nga ushtarët rusë. Rasti i saj është i fundit në një varg pretendimesh për përdhunim të ngritura kundër trupave të Kremlinit që nga fillimi i pushtimit. Natalya kujtoi sesi familja e saj kishte varur një çarçaf të bardhë nga porta e tyre në Shevchenkove më 8 mars, pasi trupat ruse hynë në fshatin e tyre për të treguar se ata nuk donin të bënin dëm dhe kishte njerëz atje.