HomeLAJMEVIDEO/Aksident tragjik në Malishevë, humbin jetën drejtuesit e dy automjeteve

VIDEO/Aksident tragjik në Malishevë, humbin jetën drejtuesit e dy automjeteve

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Drenoc të Malishevës ku për pasojë kanë humbur jetën dy persona.

Sipas Express, lajmin e ka konfirmuar drejtor i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta i cili tha se viktimat janë drejtuesit e dy automjeteve të përfshira në aksident.

Kemi dy të vdekur. Aksident në mes të dy veturave. Ngasësit e të dyja veturave kanë vdekur si pasojë e aksidentit”, tha Graishta.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policore, hetuesit dhe autoambulancat ndërkohë që ende nuk janë bërë publike detaje të ngjarjes.

Më poshtë janë pamjet e publikuara nga Indeksi nga vendngjarja ku shihet se të dyja automjetet janë pothuajse të shkatërruara.

Most Popular