HomeLAJMEVIDEO-KTHIMI i Bashës në Kuvend si deputet, kolegu i jep dorën, Bardhi...

VIDEO-KTHIMI i Bashës në Kuvend si deputet, kolegu i jep dorën, Bardhi qëndron ‘besnik’

I dorëhequri si kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vendosi të kthehet në Kuvendin e Shqipërisë sot. Pas një jave mungesë, rastësi ose jo, futja e Bashës së Parlament u realizua fiks në momentin se lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha u largua nga salla.

Teksa ecte në sallë, Basha nuk shkëmbeu përshëndetje me asnjë nga deputetët. Vetëm në çastin që iu afrua ulëses, ai i zgjati dorën kolegut të tij, deputetit Kastriot Piroli. Më pas hoqi xhaketën dhe zuri vend, personi i vetëm që e shikonte ishte Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, një nga njerëzit që vazhdon ta mbështesë edhe pas largimit.

Most Popular