HomeLAJMEBerisha tregon HISTORINË: Si më kërkuan dorëheqjen kur isha 50 vjeç, kërkuan...

Berisha tregon HISTORINË: Si më kërkuan dorëheqjen kur isha 50 vjeç, kërkuan falje më vonë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar historinë sesi një ‘trojkë’ kishte ardhur për të, vetëm për ta bindur që të hiqte dorë nga politika. Në emisionin “Zonë e lirë”, Berisha tregoi lidhur me zhvillimet e vitit 2001, duke treguar me detaje edhe takimin që kishte me zyrtarët në një nga zyrat e OSBE-së.

Megjithatë shtoi se nuk ishte tërhequr dhe ia kishte dalë që të triumfonte në zgjedhje, duke ia vënë “fajin” problemeve të tjera.

“Sekretari i Përgjithëm i KE dhe Jorgo Papandreu. Më thërrasin në zyrë në OSBE. Fillon Papandreu dhe më thotë, Sali, koha ka ardhur që t’ua lirosh të rinjëve. I them burrë më të mençur se babai yt nuk ka pasur në Ballkan. Pse tha? Se u ka thënë grekëve Zoti mos e lëntë Greqinë në dorë të Jorgosit. Ai më thoshte ik se je në moshë. Unë isha 50 vjeç. Beteja vazhdoi dhe fituam në 2001 pavarësisht Dushkut e këtyre. Për herë të parë u vendosën sanksione, u rikthyem në 2005-2013, ishte transformim i infrastrukturës në Shqipëri. Ishte projekti i TAP. Po të kishte qenë Edi Rama kurrë nuk do të ndërtohet se blinin rusët me lecka,”-tha Berisha ndër të tjera në fjalën e tij.

Most Popular