HomeLAJMEPërdori aplikacionet e takimeve për të njohur nënat beqare, më pas abuzonte...

Përdori aplikacionet e takimeve për të njohur nënat beqare, më pas abuzonte s*ksualisht me fëmijët e tyre

Një burrë dyshohet se ka përdorur aplikacione takimesh për t’u njohur me nënat beqare dhe për të abuzuar me fëmijët e tyre, ka thënë policia e SHBA-së.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit pretendojnë se Epifanio Adolfo Jimenez, i cili është akuzuar disa vite më parë për përdhunimin e një adoleshente, përdorte faqet e takimeve në internet si një mënyrë për të gjetur viktimat e radhës.

Burri 42-vjeçar nga Teksas, dyshohet se përdori këto aplikacione për të synuar gratë beqare me fëmijë, ka thënë të enjten zyra e sherifit të qarkut Montgomery. Pasi lidhej me nënat beqare, autoritet thonë se ai kërkonte në mënyrë specifike që të kalonte kohë me fëmijët e tyre.

Përdori aplikacionet e takimeve për të njohur nënat beqare,

“Epifanio përdori pseudonimin “Harley” për profilin e tij në aplikacionin për takime”, tha zyra e sherifit. Tashmë Jimenez është arrestuar për akuzën për “Sulm të rëndë ndaj një fëmije”, në lidhje me përdhunimin e një 13-vjeçareje.

Sipas organeve të zbatimit të ligjit, ai ka mohuar akuzat se ka sulmuar seksualisht adoleshenten. Oficerët nuk kanë zbuluar detaje se si Jimenez ka rënë në kontakt me të, por thanë se nuk ishte përmes aplikacionit. Ka qenë nëna e vajzës, ajo që ka raportuar në polici për krimin e rëndë.

Most Popular