HomeLAJMESali Berisha: E kam dëgjuar nga rrethi i tij i brendshëm, Lulzim...

Sali Berisha: E kam dëgjuar nga rrethi i tij i brendshëm, Lulzim Basha do të jetë kandidat për president

Ish-kryeministri Sali Berisha zbuloi këtë të premte se Lulzim Basha i ka deklaruar rrethit të tij të brendshëm se ai do të jetë kandidat për presidentin e ardhshëm të vendit.

Gjatë një interviste të dhënë për emisionin “Zonë e Lirë”, Berisha deklaroi se kjo fakton ato që ai ka denoncuar për një marrëveshje të mundshme Rama-Basha.

Pjesë nga biseda:

Çani: Çfarë ndodh nëse nesër ke përpara emrin e Lul Bashës për President?

Berisha: Ta vendos që nesër. Fakton atë që kam thënë unë dhe asgjë tjetër. Nuk e kam dëgjuar nga Edi Rama, por e ka thënë vetë Lulzim Basha që jam kandidat për president. E kam dëgjuar nga rrethi i tij i brendshëm. Kjo vërteton atë që kam thënë unë.

Most Popular