HomeLAJMEIshin nisur për punë! EMRAT e dy vëllezërze shqiptarë që humbën jetën...

Ishin nisur për punë! EMRAT e dy vëllezërze shqiptarë që humbën jetën në Itali (FOTO)

Zbulohen emrat e dy vëllezërve shqiptarë që humbën jetën gjatë një aksidenti në zonën e Chessa në Arcile. Sipas medias italiane Il Tirreno, dy vëllezërit Aklen Myftarago 38-vjeç, dhe Mersin Myftarago 44-vjeç jetonin në Arcile, dhe teksa shkonin në punë së bashku bën aksident me makinë në orë 6:30 me datë 2 Prill.

Mersini ishte i martuar dhe la pas tre fëmijë, ndërsa i ndjeri Aklen ishte baba i dy fëmijëve dhe ishte në pritje për tu bërë baba për herë të tretë në fund të majit.

Ata u përplasën me një tjetër makinë që drejtohej po nga një tjetër shqiptar, 28-vjeç, i cili mbeti i plagosur. Mediat italiane shkruajnë se nga përplasja e fortë, një prej viktimave përfundoi jashtë mjetit.

Për ngjarjen e rëndë reagoi edhe kreu i komunës së Campagnatico. Ai tha se do të bënte gjithçka për t’u ardhur në ndihmë dy familjeve të viktimave.

Most Popular