HomeLAJMEPunon kamariere në “night club”? Reagon ish-bashkëshortja e Stresit: Kush tha...

Punon kamariere në “night club”? Reagon ish-bashkëshortja e Stresit: Kush tha që…

Ish-partnerja e Stresit, Keisi Bezhani ka reaguar pas lajmeve në mediat rozë se punon si kamariere në “night club” pas ndarjes nga reperi. Me anë të disa reagimeve të bëra në ‘Instastory’, Keisi është shprehur se ka punuar që në moshën 18 vjeçare dhe nuk e ka mohuar punën që bën e as nuk ka turp. Keisi nuk ka folur veç për punën por dhe për raportin që ka me Stresin ajo ka theksuar se për Arkimedin do ruajë përjetësisht një respekt shumë të madh.

Pas një periudhe shumë të gjatë larg Shqipërisë, vazhdojnë portale dhe shkrime… normalisht nuk do komentoja sepse unë se kam konsideruar kurrë veten VIP e jo më tani që jam totalisht e shkëputur, por këtë herë do flas.Unë kam punuar që 18 vjec. Në asnjë moment nuk e kam mohuar punën apo të kem ndjer turp. Punoj 5 ditët e javës në bankë, dhe pasi mbaroj aty punoj dhe në lounge.Kam qenë vetë ajo që kam postuar, nuk më keni kapur gjë mat apo në turp. Jam shumë krenare madje sepse nuk jam shtir kurrë të jetoj një jetë ndryshe nga kjo që jetoj. Punoj shumë dhe shijoj lekun tim, qodftë në farka, pushime apo veshje e cdo gjë tj. Haptaz e kam treguar vendin e punës. Vijnë shumë shqiptar dhe më takojnë dhe flas me to si një njeri normal. Madje për shqiptarët në Toronto jeni të mirëpritur. Jap gjithë këtë shpjegim sepse është turp ta konsideroni punën ulje dhe më vjen gjynah sepse i bie nëse një femër në Shqipëri punon, ju do e ulni, epo atëherë cfarë zgjidhje ju i jepni femrës? Përtej kësaj dua ta bëj dhe shumë të qartë që unë dhe Arkimedi do ruajmë përjetësisht një respekt shumë të madh për njëri-tjetrin. Gjithmonë më ka mbështetur dhe do e mbështes. Lërini llafet e më lini rehat se jam në anën tjetër të botës dhe merreni kot me budalliqe”-shkruan Keisi në Instastory.

Most Popular