HomeLAJME“Putini do të dërgojë dikë që ta vrasi”, kërcënohet me vdekje ministrin...

“Putini do të dërgojë dikë që ta vrasi”, kërcënohet me vdekje ministrin i jashtëm Di Maio

Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio është kërcënuar nga disa persona në Telegram. Mes personave që e kanë kërcënuar Di Maion në Telegram janë disa përdorues të cilët kanë foto profili me ‘Z’ që nënkupton pushtimin rus në Ukrainë.

Disa nga kërcënimet që i janë bërë Di Marios janë si “o derr i ndyrë, i varur nga topat” ose “ Putini do të dërgojë dikë që ta vrasi”. Sipas Ansa, kërcënimet ndaj Di Maio vijnë pasi ai ka dënuar luftën që Putini i hapi Ukrainës.

“Ministri Di Maio është edhe një herë subjekt i kërcënimeve me vdekje nga fanatikë, i të çmendurve që ushqehen me klimën e urrejtjes dhe tmerrit që sjell lufta. Megjithatë, solidariteti i thjeshtë nuk mjafton: këta frikacakë duhet të ndiqen penalisht dhe të sillen para drejtësisë. Mbështetja ime dhe e gjithë Lëvizjes 5 Yjet për ministrin Di Maio: ne nuk do të frikësohemi”-tha Presidenti i M5S, Giuseppe Conte.

Ky sulm verbal me kërcënim vdekje ndaj ministrit Di Maio ka nisur pas vizitës diplomatike të tij në Zagreb, ku ka komentuar imazhet e tmerrshme të viktimave në Bucha.

“Fakti që Di Maio është vënë në shënjestër është rezultat i punës që ai po kryen javët e fundit për të lejuar rruga diplomatike dhe të armëpushimit. Ministri ynë dënon ashpër agresionin rus duke u anuar me popullsinë ukrainase. Ne duhet të qëndrojmë së bashku për të izoluar ata që mbjellin vdekjen dhe terrorin. Ne do të jemi më të fortë nga çdo kërcënim “- thanë në një deklaratë deputetët e M5-ve në komisionet e politikave të jashtme dhe të BE-së.

Most Popular