MIRDITË–Kërkimet për gjetjen e të miturit në Lumin Fan nuk kanë dhënë asnjë rezultat. Kërkimet u ndërprenë mbrëmjen e djeshme për shkak të errësirës që pamundësonte operacionin e kërkim shpëtimit. Ndërkohë është gjetur topi me të cilën po luante i mituri bashkë me shokët e tij.
Aktualisht vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të tij. Kërkimet janë përqëndruar në zonën e Repsit. Në operacion ndodhen 4 polumbarë, policia, zjarrfikësit dhe banorë të zonës.