TIRANË- Bordi i Transaparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit ka marrë vendimin për tregëtimin për çmimet e produkteve të shportës, ku sërish “kulmin” e ka kapur produkti i vajit të lulediellit, që shitet më shumë se një litër naftë, plot 321 lekë të reja. Ndërkohë që vendin e dytë përsa i përket kostos që ka shkuar në 123 lekë për kilogram; ndërsa në vendin e tretë renditet orizi me 104 lekë/kile. Mielli më pas është është më i liri, 90.5 lekë/kg. Vendimi ka hyrë në fuqi që ditën e djeshme dhe është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë, por nuk ka një datë kur afati përfundon.
LISTA E PRODUKTEVE DHE ÇMIMEVE:
104 lekë/kg për orizin kokërrgjatë (1 kg)
123 lekë/kg për sheqerin (1 kg)
321 lekë/litër për vajin e lulediellit
90.5 leke/kg për miellin masiv