HomeLAJMERama porosit deputetët: Ju dua ‘vetëkritikë’, askush nuk zotëron gjithçka

Rama porosit deputetët: Ju dua ‘vetëkritikë’, askush nuk zotëron gjithçka

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një porosi për deputetët e Partisë Socialiste dhe për të gjithë anëtarët që do të jenë prezent në Kongresin e PS-së. Teksa mbante fjalën në Asamblenë që u zhvillua online, Rama tha se deputetët e anëtarët duhet të jenë autokritikë dhe mjaft aktivë. Ai kërkoi prej tyre që të mos e trajtonin Kongresin thjesht si një paraqitje informuese, por një ndarje të shqetësimeve reale.

“Së fundmi dua tu kërkoj deputetëve atë që u ka kërkuarorganizatorëve dhe drejtuesve të paneleve në mbledhjen e fundit të kryesisë, gjë për të cilën e gjithë kryesia ka pasur të njëjtën frymë. Që të angazhohen aktivisht gjatë gjithë ditës së kongresit, sipas zonës së tyre të përfaqësimit, sipas pozicionit të tyre në pushtetin vendos apo në segmente të tjera të shoqërisë në mënyrë që kongresi të mos jetë vetëm një paraqitje informuese dhe as një moment i marrjes me zë të lartë të disa angazhimeve, por që kongresi të ketë brenda shpirtin vetëkritik në mënyrë që debati të zhvillohet si një ndarje reale e shqetësimeve dhe me vetëdijen që askush nuk zotëron gjithçka, por më pas të bëjmë zgjedhjet më të arsyeshme,”- tha Rama ndër të tjera. 

Most Popular