HomeLAJMEVIDEO-‘A rrezikon PD shpalljen non grata?’/ Berisha: Alibeaj është vetëm kryetar grupi

VIDEO-‘A rrezikon PD shpalljen non grata?’/ Berisha: Alibeaj është vetëm kryetar grupi

Ish-kryeministri Sali Berisha është treguar i prerë se nuk do të lejojë asnjë ndërhyrje për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike, duke sulmuar kryeministrin Edi Rama dhe ambasadoren amerikane Yuri Kim. Në një deklarate nga selia blu, Berisha i është përgjigjur edhe njëherë ambasadores Yuri Kim duke thëne se nuk ka tagër të ndërhyje në punët e brendshme të partisë.

“Kryetari i PD u shkarkua më 11 dhjetor me vota 4446 vota, përveç anëtarëve të PD, asnjë, as guvernatorja as Zeusi Rama nuk do të kenë tagër të caktojnë kryetarin e PD. Përpjekje e dështuar për të ndërhyrë në shkeljen e Konventës së Vienës. Alibeaj është kryetar i grupit parlamentar,”-u shpreh Berisha.

Most Popular