HomeLAJMEBallkani i Hapur, Rama thumba Albin Kurtit: S’dua të jap mend e...

Ballkani i Hapur, Rama thumba Albin Kurtit: S’dua të jap mend e as këshilla të pakërkuara

Pse nuk dëgjohen qytetarët për taksën e naftës, Rama: Politika fiskale nuk bëhet me referendume. Nuk ka ndodhur kurrë më parë.

Rama: 59% e qytetarëve në nismën e Ballkanit të Hapur është mbështetje e fortë. Mos harroni që procesi ka ndodhur me atë interferencë që thashë. Lufta që nisi Rusia ka pasur impakt psikologjik, u bë zhurmë e madhe në drejtimin që orientuar pyetjen për qëndrimin e Serbisë. Unë nuk kam pritur luftën për të marrë vesh çfarë është politika e jashtme. Nuk ka qenë vendmarrja ime që në Ballkan të gjendet dhe Serbia. Është aty dhe është fqinje që do të jetë aty gjithmonë. Ballkani i Hapur nuk bëhet për Serbinë, nuk mbrohen interesat e Serbisë por tonat. Gjithkush tjetër mbron të tijast. Ka interesa konverguese, jo diverguese. Çdo e tillë i shërben paqes. Kur flasim për paqe, ajo bëhet me ata që ke probleme. Ballkani i Hapur është interes shumë i rëndësishëm, edhe i Kosovës, por jam udhëheqës i Shqipërisë, nuk dua të jap mend dhe as këshilla të pakërkuara. Është në interesin e madh të Shqipërisë që të zgjerojë hapërsirën e lëvizjes. Shkoni pyesni fermerët shqiptarë që prej vitesh kanë marrëdhënie pune me tregun.

Sa i përket kostos së procesit është minimale në raport me përfitimin nga procesi. Është proces që do të kthehet në traditë, ku në fokus janë marrëdhëniet politike me qytetarët. Politika nuk është spektakli i ulët që jepet në televizor. Politika është kjo, me gjërat që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të njerëzve. Kjo është politika

Most Popular