HomeLAJME"Dy orë para vrasjes donte të më përdhunonte në parking"/ Flet ish-gruaja...

“Dy orë para vrasjes donte të më përdhunonte në parking”/ Flet ish-gruaja e shqiptarit që masakroi mësuesen në park

Është rikthyer sërish në vëmendje vrasja e mësueses Sabina Nessa nga shqiptari Koci Selamaj në Britani.

Lidhur me ngjarjen ka dëshmuar ish-gruaja e shqiptarit, që u arrestua për vrasjen e 28-vjeçares.

Sipas dëshmisë së Ionela Gherghisan, javët e fundit ai ishte treguar shumë i dhunshëm duke arritur deri aty sa t’i vinte duart në fyt për ta mbytur.

“Ai u përpoq të bënte seks me mua në parkingun e një hoteli, por unë i thashë jo. Dy orë më vonë ai goditi të varfrën Sabina Nessa,” deklaroi në polici Ionela.

Gherghisan, e cila jetonte në Eastbourne, East Sussex, me Selamajn, por tani është kthyer në vendlindjen e saj, Rumani, tha se ajo ishte e pikëlluar për familjen e zonjushës Nessa.

Nëna e një fëmije tha për Daily Mail: “Është shumë e vështirë për mua të gjej fjalët për t’i thënë familjes së Sabinës, sepse jam po aq e tronditur nga ajo që bëri ai sa edhe ata.

“Më vjen shumë keq që kaq shumë njerëz u lënduan për shkak të tij. Nuk e kam besuar kurrë se ai ishte në gjendje të vriste,” tregoi ajo.

"Dy orë para vrasjes donte të më përdhunonte në

Most Popular