Ditën e sotme është zbuluar kufoma e një gruaje, që i përket 27-vjeçares Shpëtime Shehu. Trupi i pajetë u gjet në rezervuarin e fshatit Rrenzë në Njësinë Administrative Kastriot në Bashkinë e Dibrës. Policia e Dibrës është nisur drejt vendit të ngjarjes për të dhënë më shumë detaje lidhur me vdekjen e saj, pasi ende nuk dihen shkaqet. Paraprakisht dyshohet viktima vuante nga depresioni.