HomeLAJME“Ke fituar punë me 200 euro në ditë”, mesazhi që duhet ta...

“Ke fituar punë me 200 euro në ditë”, mesazhi që duhet ta fshini menjëherë nga telefoni

Ka disa ditë që në telefonat e shumë prej nesh vjen një mesazh ku thotë se si mund të përfitojmë një vend pune me kohë të plotë ose të pjesshme. Më e “bukura” e këtij mesazhi ishte se pagesa varionte nga 50 në 200 euro në ditë.

Ky mesazh mund të ngjallë kuriozitet te shumë njerëz, por shumë të tjerë janë të shqetësuar për shkak se thonë çfarë ndodh nëse e hapim këtë mesazh.

Inxhinieri i sigurisë kibernetike, Erion Hasanaj, ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku bëri thirrje që të gjithë të fshijnë mesazhin dhe të mos klikojnë asnjë link sepse mund t’ju vjedhin të dhënat bankare ose rrjetet sociale.

“Zakonisht përmbajnë një link që na con në një website të ndërtuar nga vetë hackerat që në dukje është si një website legjitim dhe dikush që nuk është i ndërgjegjësuar rreth dallimit të këtyre sulmeve mund të fusë të dhënat e tij dhe ato automatikisht i shkojnë sulmuesit. Në këtë rast përfiton edhe nga account-e private.

Kjo varet dhe nga niveli i sofistikimit të sulmeve, nëse nuk janë të sofistikuar janë të targetuar në individ në seri dhe janë kryesisht për rrjete sociale ose të dhëna bankare. Ndërsa sulme më të specifikuara janë ato që targetizojnë një kompani që fillojnë me këtë mënyrë dhe pastaj plani është të ndërhyjnë në sistem, në infrastrukturë dhe të marrin të dhënat e një kompanie”, tha inxhinieri.

Most Popular