“Kopshti zoologjik më i trishtuar në botë” ka një ari të verbër që është i mbyllur në kafaz për 30 vjet dhe majmunë të mjerë që janë mbajtur në errësirë.
Grupet britanike të mirëqenies së kafshëve po përpiqen të mbyllin qendrën, së cilës i është dhënë emri “Parku i Shpëtimit”.
“The Sun” shkruan se dhjetëra kafshë të tjera, përfshirë një luaneshë dhe majmunë, mbahen në errësirë në një hambar të rrënuar. Kjo u zbulua kur zyrtarët vizituan kopshtin zoologjik në Armeni.
Pronari pretendon se ai i shpëtoi kafshët nga gjuetarët dhe trafikantët. Por një organizatë bamirësie në Mbretërinë e Bashkuar i përshkroi kushtet si “tronditëse dhe ndër më të këqijat që kemi parë”.
Qeveria armene është nën presion për të mbyllur parkun e kafshëve të shkatërruara.
Ndërkohë në mesin e kafshëve është një ari i verbër, me nofkën Nelson, i cili është mbajtur në një kafaz të mjerë për tre dekada. Dhëmbët e tij po kalben, por shikimi i tij mund të shpëtohet me operacion.
Sara, një luaneshë 13-vjeçare, është bllokuar për shtatë vjet në një hapësirë jo më të madhe se një strehë kopshti, thonë aktivistët.
Ekziston gjithashtu një grup majmunësh të mbajtur në një hambar të qelbur pa dritë për vite me radhë – dhe një shqiponjë e paaftë të hapë krahët e saj në një kafaz të vogël.
Sipas “The Sun”, International Animal Rescue (IAR) me bazë në Mbretërinë e Bashkuar është përpjekur të shpëtojë ariun Nelson, por pronari Armen Tadevosyan, 71 vjeç, refuzon të heqë dorë nga ai.
71-vjeçari pretendon se për kafshët kujdesen mirë në kopshtin zoologjik në Armavir, një qytet i vogël 25 milje në perëndim të kryeqytetit të Armenisë, Jerevan.