HomeLAJMEArrestimet/Rama ofendon gazetarët: Jam i gjatë, më detyroni t’u jap llogari ca...

Arrestimet/Rama ofendon gazetarët: Jam i gjatë, më detyroni t’u jap llogari ca të vegjëlve

Kryeministri Edi Rama ka ofenduar sërish gazetarët. Në fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama tha se arrestimet e kishin vendosur në pozitë të vështirë, saqë ai si “I gjatë”, duhet t’i jepte përgjigje disa “të vegjëlve” përgjigjie sepse u drejtonin mikrofonat.

“Dëgjoj se më vijnë, edhe pse pak nga zërat e brendshëm këtu, që thonë ky i gjati nuk të mban, të lëshon. E thonë apo jo? Ky i gjati nuk i mbron njerëzit e tij. Unë nuk lëshoj askënd që bëhet shënjestër për punët e përbashkëta. I vë gjoksin, fytyrën, zërin në dispozicion dhe i dal unë përpara baltës kur është fjala për punë. Por unë jo vetëm që nuk mbroj asnjë që besimin e marrë e përdorin për të ngrenë pas shpine. Borxhin nuk ia kam askujt kur i merr koka erë, ia kam familjes, popullit. Pikërisht se jam i gjatë si ti mbroj para ca të vegjëlve me mikrofona që më kërkojnë llogari. Për çfarë? Për zorrën? Nuk e kanë marrë vesh akoma që në botën tjetër nuk punojnë kartat e kreditit, madje në Sharrë më mirë përgatituni të shkoni siç dilja unë në plazh. Duan të jenë deputet, të jenë ministra dhe të kenë pasuri. Pse? Ça kanë më shumë se të tjerët,”-tha Rama.

Most Popular