HomeLAJMELufta/ Gjenden dy varre masive me 832 viktima dhe vriten 50 persona...

Lufta/ Gjenden dy varre masive me 832 viktima dhe vriten 50 persona në stacionin hekurudhor; Britania kërkon arrestimin e Putinit

Lufta në Ukrainë po nxjerr në pah shumë mizori të ushtrisë ruse. Deri më tani trupat nuk kanë avancuar dot më tej dhe duket se pasojat i kanë vuajtur civilët. Në Bucha doli se ishin vrarë në pabesi 320 persona, por dyshimet janë se kemi të bëjmë me krime më të tmerrshme në shumë qytete të Ukrainës.

Autoritetet në Chernihiv kanë zbuluar varre masive, ku pretendohet se janë trupat e rreth 700 civilëve ukrainas. Sipas imazheve të publikuara, secili varr ka nga një copë druri me të dhënat e të vdekurve. Pamjet të cilat u shpërndanë nga deputetja ukrainase Lesia Vasylenko, vijnë pasi hetuesit mjeko-ligjorë filluan zhvarrosjen e një varri masiv në qytetin ukrainas Bucha sot.

132 të vrarë në Makarov

Në qytetin Makarov raportohet se është gjetur një varr masiv. Kryetari i bashkisë atje, Vadym Tokar, ka thënë se ka gjetur 132 trupa civilësh brenda varrit. Ata besohet se janë vrarë nga ushtarët rusë, të cilët kanë mësyrë dhunshëm në këto zona.

50 të vrarë nga sulmi në stacionin hekurudhor

Mëngjesin e sotëm Rusia kreu një bombardim në një stacion hekurudhor në  Karmatorsk, në Ukrainën lindore, ku janë vrarë të paktën 50 njerëz dhe plagosur 300 të tjerë. “Ndodhi në orën 10:30, në atë kohë kishim rreth 4000 njerëz në stacionin hekurudhor, duke pritur trenin e parë”, tha kryebashkiaku i qytetit. Ai shtoi se ishte i sigurt se ishte një raketë ruse dhe se nuk kishte objektiva ushtarake ukrainase rreth stacionit ku goditi raketa. Kramatorsk është njohur si një prej rrugëve kyçe për evakuim nga lindja e Ukrainës.

Britania kërkon arrestimin e Putinit

Parlamenti britanik ka kërkuar që Vladimir Putini  dhe ushtria ruse të shpallen organizatë terroriste.  Deputetët kanë kërkuar që Britania të udhëheqë një proces për arrestimin e presidentit rus. Kështu deklaroi deputetja britanike Layla Moran në një koment për Guildhall. “Putin dhe ushtria e tij po vrasin ukrainas të pafajshëm. Ato sanksione që vendosëm ishin jashtëzakonisht të nevojshme, por ne nuk mund të ndalemi me kaq ndërkohë që ukrainasit po vriten masivisht”, theksoi Moran.

Most Popular