Kryeministri Edi Rama paralajmëroi ditën e sotme se mund të gjendet një ditë në derën e SPAK me dikë që ia ka punuar pas krahëve. Nuk dihet se për kë e kishte fjalën Rama mirëpo ai shtoi gjatë fjalimit në Kongresin e PS-së se mund të shkojë në SPAK me ndonjë nga personat që ai mbron.
‘Nuk më beson njeri kur u them se ma punuan pas krahëve. Se dukem edhe si hajvan. Do më shihni mua ndonjë ditë tek dera e SPAK me ndonjë përveshi me ndojnë nga këta që duan ti mbroj unë.’– tha Rama.