HomeLAJMERama nuk ndalet! Direktiva të qarta: SPAK të hetojë Sali Berishën

Rama nuk ndalet! Direktiva të qarta: SPAK të hetojë Sali Berishën

Kryeministri Edi Rama ka vendosur objektivat për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) duke kërkuar që të hetojnë Sali Berishën. Në fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste, Rama tha se akuzat që Departamenti Amerikan i Shtetit duhet që të adresohen, pasi sipas tij SPAK vihet në lëvizje për çdo akuzë, e deri më tani nuk ka bërë asgjë për pretendimet e Amerikës.

“Unë e di që ka rënë pazari fare kur bie fjala për të kuptuar një gjë. Nderin dhe vlerën e të qenit përfaqësues i popullit në parlament, qeveri dhe në këshill bashkiak. Nëse drejtësia në këtë jetë nuk të kap, vendin e ke në ferr. Por sidoqoftë në PS nuk ke vend. Nuk ka vend për sa kohë që nderi i përfaqësimit të PS më takon mua. Kush do avokat, le të shkojë ta gjejë. Të shkosh tani tek ferri për të paudhët tanë kur ata që ferrin e krijuan këtu, nuk i përkasin fare kësaj partie mund të tingëllojë si dobësi. Edhe faj nuk kanë… Po kthehem tek 10 muaj burg për një arkë peshk ndërkohë që janë me dhjetra të vrarët nga politikanë që kanë emër, e rrotullohen në varr akoma. Vjedhje kolosale që vetëm SPAK nuk i di, burgoset një grua për një arkë peshk. SPAK vihet në lëvizje për këdo zyrtar të lartë sot nuk është vënë në lëvizje nga deklarata më e rëndë që është bërë zyrtarisht në 30 vite nga aleati më i madh strategjik i Shqipërisë. SPAK ka një detyrim që e tejkalon shtetasin e ndaluar familjarisht për të hyrë në SHBA. Ajo deklaratë nuk mund të rrijë pezull. Ose ka, ose nuk ka bazë. Ajo deklaratë e mbetur pa përgjigjen e drejtësisë për të gjithë ata që kuptojnë 2 gramë nga marrëdhëniet ndërkombëtare është gur në qafën tonë. SPAK duhet t’ja heqi Shqipërisë këtë gur nga qafa duke e ndarë ka bazë apo nuk ka bazë,”-tha Rama.

Most Popular