HomeLAJMEEvazion fiskal në vlerën e miliona eurove! Prokuroria e Tiranës lëshon 22...

Evazion fiskal në vlerën e miliona eurove! Prokuroria e Tiranës lëshon 22 urdhër-arreste,

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 22 urdhër-arreste, lidhur me mallrat kontrabandë që tregëtohen në faqe të ndryshme online.

Operacioni ende në vijim ndërsa deri me tani janë ekzekutuar 15 urdhër-arreste teksa vijon puna për ndalimin e të gjithë personave që dyshohet se janë të përfshirë. Aksioni i sotëm është vijim i atij “Delivery” ku u sekuestrua 1 milion euro mall.

Sipas burimeve nga akuza dyshohet se këta shtetas kishin krijuar një skemë për tregtimin dhe transportimin e produkteve që futen dhe dalin nga Shqipëria, duke mos iu nënshtruar regjimit doganor dhe për rrjedhojë tregtohen duke shmangur detyrimet.

Kjo skemë, sipas policisë, i ka shkaktuar shtetit një dëm të madh ekonomik të konsiderueshëm përmes shmangies së detyrimeve doganore. Burime bëjnë me dije se janë sekuestruar qindra mallra të papjisura me faturë doganore

Most Popular