HomeLAJMEAkuzat për dhunim/ Depp dhe Heard përballen sërish në gjyq! Elon Musk...

Akuzat për dhunim/ Depp dhe Heard përballen sërish në gjyq! Elon Musk jep dëshminë e tij

Ish-bashkëshortët, Johnny Depp dhe Amber Heard do të shihen sërish me njëri-tjetrin në Gjykatë. Detajet që dolën në dritë gjatë asaj që u përshkrua si “gjyqi i shekullit” pa dyshim do të kishin qenë shumë të dëmshme për karrierën e Depp, edhe nëse ai do të kishte fituar. Ai humbi në atë gjyq, pasi gjyqtari e quante aktorin “dhunues të gruas”.

Pavarësisht kësaj, ai ka vendosur të pastrojë emrin e tij. Ylli gjithmonë ka mohuar me forcë akuzat për abuzim dhe thotë se ai është bojkotuar nga Hollywood për shkak të pretendimeve. Ai po padit ish-bashkëshorten e tij, për një rubrikë që ajo shkroi në ëashington Post në dhjetor 2018. Ndërsa aktorja nuk e përmendi atë me emër në artikull, ajo e përshkroi veten si një “figurë publike që përfaqëson abuzimi në familje”.

Depp nisi padinë për shpifje prej 50 milionë dollarësh kundër Heard në vitin 2019, duke argumentuar se artikulli i saj në mënyrë të rreme nënkupton se ajo ishte viktimë e abuzimit gjatë marrëdhënies së tyre. Heard ka argumentuar që çështja të hidhet jashtë gjykatës dhe gjithashtu ka paraqitur një kundërpadi për shpifje kundër Depp, duke e akuzuar atë për një fushatë shpifjeje.

Pas vonesave gjatë pandemisë, gjyqi më në fund do të fillojë sot në gjykatën në Virxhinia, raporton Skynwës.

Si të ndiqet rasti

Gjyqi në SHBA do të jetë i gjatë, i caktuar të zhvillohet për shtatë javë me një pushim njëjavor në maj. Fillon me përzgjedhjen e jurisë, me deklaratat hapëse që pritet të fillojnë të martën. Të dy Depp dhe Heard do të paraqiten personalisht për të dhënë dëshmitë e tyre gjatë seancës. Pronari i SpaceX dhe shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk është ndër figurat e profilit të lartë të thirrur për të dhënë dëshmi.

James Franco dhe Elon Musk , për Heard, dhe Paul Bettany, për Depp, shfaqen në listat e dëshmitarëve për rastin e SHBA, së bashku me përfaqësuesit e Walt Disney Company, Warner Bros dhe Departamentit të Policisë së Los Anxhelosit (LAPD).

Sipas dokumenteve gjyqësore të paraqitura në mars, Bettany, Franco dhe Musk do të japin dëshmitë e tyre virtualisht. Anëtarët e familjes, rojet e sigurisë, ndihmësit dhe të tjerë që kanë punuar rreth ish-çiftit janë gjithashtu në listat e dëshmitarëve.

Most Popular