HomeLAJME“Mbylla dyer që s’duhet t’i kisha hapur”, Donaldi thyen heshtjen: uroj që...

“Mbylla dyer që s’duhet t’i kisha hapur”, Donaldi thyen heshtjen: uroj që BORA të shkrihet

Marrëdhënia e Donaldit me Borën dhe ndarja e tij me Beatrix Ramosaj kanë qenë kryeqendra e mediave rozë. Aludimet se aktori dhe moderatorja janë rikthyer së bashku kanë pushtuar faqet e para të mediave dhe rrjeteve sociale.

Disa ditë më parë qarkulluan pamjet e makinës së Donaldit poshtë aprtamentit të Borës dhe më pas “thashethemet” se ata ishin bashkë në Zvicër.

Mirëpo, as Donaldi dhe as Bora nuk kishin reaguar në lidhje me këto lajme, deri më sot.

Ka qenë aktori i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar se ai që prej momentit që ka dalë nga shtëpia e “Big Brother” po përpiqet që të rifitojë Bora Zemanin, të cilën e humbi brenda shtëpisë dhe ka mbyllur dyert të cilat nuk duhet ti kishte hapur kurrë, duke nënkuptuar marrëdhënien e tij me Beatrix Ramosajn.

“Nuk kam folur që nga mbarrimi i Big Brother sepse unë besoj që çdo gjë që kisha për të treguar e thashë aty me të mirat e të këqiat e mia dhe jam i lumtur për eksperiencën, por i penduar për humbjen time aty, një humbje që po mundohet ta rifitoj që në momentin që dola, e këtu nuk po flas për ccmimin e madh. Big Brother ishte fun dhe unë mendoj që i mora por dhe i dhashë maksimumin tim., E ndërkohë që kamerat janë fikur, uroj ta kuptoni e ta respektoni që tanime kjo është jeta ime reale e si të tillë dua ta trajtoj. Kam kërkuar falje aty ku duhet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat që nuk duhet ti kisha hapur kurrë. Me ndihmën e kohës dhe të diellit, uroj që (emoji me borë) të shkrihet”, shkruan Donaldi.

Most Popular