HomeLAJME24-vjeçarja humbi jetën në aksident në Itali, i fejuari i bën dedikimet...

24-vjeçarja humbi jetën në aksident në Itali, i fejuari i bën dedikimet prekëse

 Vdekja e një 24-vjeçareje nga Kavaja në Itali, pas një aksidenti me makinë ka lënduar famijarët e saj, ndër to dhe i fejuari i saj i cili e ka kujtuar në rrjetet sociale.

I fejuari ka bërë disa dedikime prekëse për Dianën, të cilën e konsideronte dashurinë më të madhe të jetës së tij, teksa ka shpërndarë disa foto të dyshes.

Nuk di nga t’ia filloj, si më ike kështu o drita e syve të mi, o koala ime e çmuar. Më ke copëtuar gjithë zemrën, pa ty s’kam jetë. Qofsh e Xhenetit sy bukura ime dhe do takohemi shumë shpejt do t’i fillojmë në botën tjetër ëndrrat që lamë përgjysmë. Do jesh gjithmonë në zemrën time, dashuria ime!”.-shkruan ai.

Hëna në sfond dhe ata të dy pranë njëri-tjetrit përqafuar. Kështu e kujton i fejuari Daianën dhe shkruan:

Kështu si shihnim hënën dhe flisnim për çdo gjë shpirt, kështu do të shohim dhe detin nga lart dhe do flasim prapë bashkë jetë”.

Pikërisht kjo është dhe foto e fundit e publikuar prej tij.

Këtë bluzë me shkrimin engjëll e pëlqeje shumë, ja u bërë engjëlli im tani. Zoti të mori pranë vetes. Tani po e vesh unë Inshalla na bashkon kjo bluzë”, shkruan i riu.

Diana Galicaj është e reja e cila ditën e djeshme duke udhëtuar me makinë ka humbur kontrollin e saj dhe është përplasur me një mur ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë në vend nga plagët e parra.

Most Popular