HomeLAJME‘Rama ngarkoi SKAP-in e partisë’/ Berisha: Iu tha se më do në...

‘Rama ngarkoi SKAP-in e partisë’/ Berisha: Iu tha se më do në burg, opoziten në djall

-Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë nga selia blu, ka komentuar sulmet që kryeministri Edi Rama i bëri SPAK-ut në Kongresin socialist të 9 Prillit. Berisha tha se frika më e madhe e Ramës është opozita e vërtetë, e cila nuk është peng i pazareve të ulëta.

‘Pra përveç kësaj, kongresi ishte si një Kongres i Cosa Nostra-ss, aty nuk u caktuan killer që do të lanin hesapet me kundërshtarët e klanit të organizatës kriminale, aty u përzgjodh “SKAPI”. Ata të cilët kanë patur ndonjë vërejtje apo dyshim se po abuzohej duke t quajtur SPAK-un si SPAK i partisë u gjendën të zhgënjyer në mënyrë të përsëritur. Edi Rama kreu i organizatës u deklaroi shqiptarëve se SPAK është vepër e PS, është fëmija i saj, është pjellë e saj dhe këtë ta dijë Shqipëria dhe bota. Në diktaturë ju nuk keni jetuar, por institucionet si prokuroria apo gjykatat, policia ushtrua etj, quheshin armë të partisë. Ekzakt kjo që u them unë, armë në duart e partisë apo armë në duart e proletariatit. Kësaj here nuk është më diktaturë e proletariatit, këtë herë flitet për armë të PS apo të narkoshtetit. Por krahas kësaj, thashë se në rast se në shpellat e mafies dikur në fund të mbledhjes siç thonë romanët merren vendimet për eliminimin e kundërshtarëve dhe caktohen kumbarët që u besohet kjo detyrë, kësaj here kreu i organizatës kriminale ngarkoi me detyrë “SKAP”-in, e partisë. U tha se unë e dua patjetër në burg Sali Berishën dhe në djall opozitën. Pra në historinë 30 vjeçare të këtij vendi që të jem i sinqertë, kuvende të tilla dhe PPSH ka zhvilluar në 48-ën në 56-ën, në vitet 70 në vitet e purgave, por kaq të paskrupullta kaq të hapura jo, përpiqeshin të maskonin diçka, Kongreset që i kushtoheshin Prokurorisë së Përgjithshme ishin ekzotike. Çfarë e shtyu Edi Ramën të organizojë një kongres të tillë. Edi Ramën një kongres të tillë e shtyu jo interesat e qytetarëve, jo problemet e tyre të mëdha të shkollimit, shëndetit ekonomisë.’- tha Berisha.

Most Popular