HomeLAJMERama shkakton skandal në Gjermani/ Bën sherr me stafin e avionit për...

Rama shkakton skandal në Gjermani/ Bën sherr me stafin e avionit për vendosjen e maskës, shoqërohet nga policia

Kryeministri Edi Rama ka shkaktuar një skandal gjatë një vizite që ka kryer në Gjermani. “Der Spiegel” shkruan se në dhjetor Rama kreu vizitë në SHBA dhe u nis me avion nga Gjermania, por është përplasur me stafin e avionit Lufthansa sepse refuzoi të mbante maskë mjekësore.

ama ka hipur në avion për tu nisur nga Frankfurt am Main në Detroit dhe ekuipazhi vuri re se ai kishte maskë pëlhure dhe jo kirurgjikale. Ramës i është kërkuar të ndërrojë maskë dhe ai ka refuzuar. Për këtë arsye ekuipazhi i kabinës duhej të thërriste kapitenin për ndihmë.

Megjithatë, duke qenë se ai gjithashtu nuk ishte në gjendje të bindte kreun e qeverisë shqiptare për detyrimin e përgjithshëm për të mbajtur një maskë FFP2 ose një maskë kirurgjikale në vend të një maskë pëlhure, Rama u shoqërua nga policia federale.

Vetëm pasi u bind nga një punonjës të Ministrisë së Jashtme Federale të thirrur me ngut në sallën e Senatorit, Rama më në fund pranoi të zbatonte rregulloret e parashikuara për korona, si të gjithë pasagjerët e tjerë në bordin e Lufthansa.

Linja ajrore i mundësoi kryeministrit dhe delegacionit me 10 anëtarë një linjë tjetër udhëtimi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“U hoq një gjobë e mundshme për shkelje të detyrimit për të mbajtur maskë në bord. Shefi i Lufthansa-s, Carsten Spohr, së fundmi e përmendi incidentin në një intervistë në Spiegel. Edhe pse shefi i linjës ajrore nuk e përmendi emrin Ramas, ai theksoi se nuk kishte asnjë trajtim preferencial kur bëhej fjalë për detyrimin për të mbajtur maskë – as për një kryetar qeverie”, shkruan Spiegel.

Most Popular